Top News – Mjeku ngre alarmin/ Në spitalet Covid, s’ka më shtretër
06/11/2020 15:03

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja ka vënë alarmin për mungesën e shtetërve në 2 spitalet Covid, dhe pamundësinë e trajtimit të rasteve të rënda që idenifikohen gjatë ditëve të fundit. Mjeku Allkja, thotë se është duke shkruar këtë postim, ndërsa ndodhet në një autoambulancë me një të sëmurë rëndë me covid 19 para një prej spitaleve covid, në pritje të shtrimit të tij. Por sipas mjekut të njohur në spital nuk ka vende për të shtruar paciënte në gjendje të rëndë me covid. “Vend vakant për ta hospitalizuar nuk ka, dhe unë me ekipin tim po i kalojmë orët e natës duke ndërruar bombolat e oksigjenit, në mënyrë që ta mbajmë gjallë para spitalit të sëmurin. Në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera, nga Tirana por edhe nga rrethet, dhe ata presin me shpresë se mos del dikush i shëruar ose i vdekur për të hospitalizuar pacientin që mban në bord “, thuhet ne psotimin e mjekut të urgjencës Ilir Allkja. Ai i ka bërë thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve, që të reagojnë sa më parë sa i takon shtimit të stafeve mjekësore dhe trajnimit të tyre, për të venë në eficensë dy spitalet covid 3 dhe 4. “Ju e dini më mirë se sa unë, që COVID-19 është virus respirator dhe shkakton infeksion pulmonar. Infeksioni pulmonar shkakton insufiçiencë respiratore acute. Në ARDS i sëmuri është i pamundur të marrë frymë vetë, dhe trajtohet vetëm në njësitë e kujdesit intensiv me frymëmarrje të drejtuar. Ne edhe respiratorët , ashtu si gjithë bota, i kemi të kufizuar në numër, por le të jemi optmistë që mund të kemi pa limit të tillë! Siç e dimë mirë, në Shqipëri nuk kemi mjaft mjekë e infermierë reanimatorë për të trajtuar një fluks të rritur të pacientëve, si në ditët e sotme. Prandaj, nevoja urgjente kalon tek personeli mjekësor shtesë që ka specializim apo trajnim”, thuhet ne postimin e mjekut Iilr Allkja. sipas tij Shqipëria sot ka nevojë për mjekë të kualifikuar të kujdesit intensiv , dhe është e pafalshme që tashmë kemi mbetur përsëri me duart nga qielli.

Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03
Top Channel/ Dy plagosje me thikë në Fier
08/08 23:02
Top Channel/ Kokainë, resorte e vila. Kush janë bashkëpunëtorët e Çopjave?
08/08 22:43
Top News- Aksident në “Qafën e Koshovicës”, makina del nga rruga
08/08 22:10
Top News- Makina del nga rruga e përmbyset, plagoset shoferi dhe katër pasagjerët
08/08 21:57
Top News- Zjarr i madh në Picar, flakët shkrumbojnë dhjetëra hektarë me shkurre
08/08 21:40
Top Channel/ Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
08/08 21:06
Top Channel/”Kush je ti mor..”,personazhi i TikTok Genard Hajdini rrëfen si u dhunua:Për 7 sekonda..
08/08 21:05
Top News- Digjet Vlora e Mallakastra, 3 avionë në ndihmë të forcave zjarrfikëse
08/08 20:01
Top Channel/ Atentati mafioz bllokoi kufirin, radha e makinave shkoi në 70 kilometra në Muriqan
08/08 19:31
Top Channel/ 17 tonë kokainë drejt Evropës! SPAK godet sërish grupin “Çopja”
08/08 19:29
Top News- SPAK rrëzon ‘baronët’ e kokainës së Elbasanit, drejtonin organizatën e trafikut të drogës
08/08 19:15
Top Channel/ Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyje dhe stane, pamje
08/08 18:42
Top News- Suedia dhe Kroacia mision në Shqipëri, sjellin dy avionë të forcave ajrore
08/08 17:54
Top News-Operacioni ‘Koordinata’ në Lazarat/ Pranga autorit që kultivoi kanabis në oborrin e banesës
08/08 17:20
Top Channel/ Gjurmimi i autobusëve! Nëpërmjet Google Maps ndjek shërbimin e transportit urban
08/08 15:14
Top Channel/ Turizmi seksual shtoi infektimet! Pr*stitutat e huaja shtuan rastet me HIV
08/08 15:03
Top News- 19 vatra zjarri ndizen gjatë 24 orëve/ Tre ende aktive, mbi 445 forca në terren
08/08 14:49
Top Channel/ Zjarret në Mallakastër, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen nga toka
08/08 14:34
Top News- Vijon çlirimi i hapësirave publike ehde në Durrës, Rama- Do rritet cilësia e jetës
08/08 14:14