Mjeku Edmond Gashi, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe i dyshuar për korrupsion në skandalin e transferimit të pacientëve nga spitali shtetëror i Onkologjikut drejt klinikës së tij private, ka dëshmuar këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja Anila Hoxha, duke cituar burime raporton se mjeku ka kundërshtuar gjetjet e hetimit të prokurorëve të posaçëm dhe pretendon se klinikën private e ka hapur pikërisht për të mos kryer korrupsion në spitalin shtetëror.