Mjeku i njohur virolog Italian, thotë se një studim i fundit ka treguar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me koronavirus. Sipas tij, vëzhgimi i të prekurve tregon se infektueshmëria e personave që nuk shfaqin shenjë të sëmundjes, është e dobët. “Ekziston një punë shkencore në të cilën autori dhe bashkëpunëtorët e tij studiuan një asimptomatik dhe verifikuan më shumë se 400 njerëz që ai takoi: rezultati ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”, u shpreh ai. Tarro shtoi më tej se personalisht beson që rrezet ultraviolet nuk e lënë të qetë virusin, as në mal e as në det.