Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis ka bërë sërish një paralajmërim për Maqedoninë e Veriut sa i takon të ardhmes së saj drejt rrugës europiane. Debati në fjalë erdhi pas deklaratës së presidentes maqedonase, për përdorimin e emrit “Maqedoni”. Mitsotakis pohoi se Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian.