Detaje të reja janë bërë me dije nga vdekja e oligarkut rus Sergey Protosenya bashkë me familjen e tij disa ditë më parë në Spanjë. Vdekja e tyre krijoi një mistër, ku dy dyshimet e policisë janë për vrasje nga autorë të paindetifikuar, si dhe dyshohet se kryefamiljari Protosenya ka vrarë gruan dhe vazjzën, e më pas veten e tij. Djali i tij Protosenyas Fedor ka folur për një media, ku tha se babai i tij nuk është vrasës dhe se ai nuk mund të dëmtonte kurrë familjen e tij.