Top News/ Misteri i avionit të rrëzuar rus / Vetëm pesë trupa u dërguan në morg
26/01/2024 15:17

Ukraina thotë se ka informacione që tregojnë se vetëm pesë trupa janë dërguar në morg pas rrëzimit të avionit ushtarak rus të transportit, duke hedhur dyshime mbi pretendimin e Rusisë se dhjetëra të burgosur lufte ukrainas u vranë gjatë ‘sulmit ukrainas’. Moska dhe Kievi dhanë versione kontradiktore për rrëzimin e Iluishinit Il-76, të mërkurën në rajonin e Belgorodit në rusi. Rusia tha se avioni mbante të burgosur lufte ukrainas ndërsa Kievi tha se ai ishte i mbushur me raketa. Andriy Yusov, zëdhënës i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës tha për CNN se numri i trupave të transportuar në morg korrespondon vetëm me numrin e ekuipazhit ushtarak të një avioni të tillë. “Ata nuk kanë gjetur trupa të tjerë”, tha ai. Sipas Moskës, 74 persona vdiqën në aksident; mes të cilëve gjashtë anëtarë të ekuipazhit, tre personel sigurie dhe 65 të burgosur ukrainas. Guvernatori rajonal rus publikoi një listë me emrat e ekuipazhit prej gjashtë anëtarësh. Por Moska, nuk dha asnjë provë vizuale që do të mund të konfirmonte pretendimet se ushtarë ukrainas ishin në bord. Pamjet e para nga vendi i aksidentit, disa prej të cilave u transmetuan në mediat shtetërore ruse, tregonin disa trupa të pajetë në tokë por nuk ka asnjë video që të tregojë për dhjetëra të vdekur. Autoritetet publikuan edhe një video tjetër që thuhej se i përkiste vendit të aksidentit por në të shiheshin vetëm pak mbetje njerëzore në borë... Në video shfaqen edhe pamjet ajrore të vendit ku avioni u rrëzua dhe mbetjet e tij në video të tjera, që sidoqoftë nuk mund të provojnë asgjë. Për komandën ushtarake ukrainase, një avion ushtarak rus që i afrohet beolgorodit, në kufi me ukrainën, është një objekt legjitim, por ajo nuk pranoi të ketë qëlluar në drejtim të tij. Vec të tjerash, kievi thotë se avioni IL-76 përdoret shpesh për të transportuar raketa S-300 dhe se Rusia po dërgon municion shtesë në rajonin e Belgorodit për shkak të disa sulmeve në qytetin e afërt ukrainas të Kharkiv. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës nisi një hetim penal për incidentin ndërsa autoritetet kërkuan hetim ndërkombëtar.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46