Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e 52-vjeçarit Eduart Recit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës. Sipas Top Channel, ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se ku qëndronte qitësi, i cili qëlloi me armë zjarri në koke Reçin. Nga ana tjetër nuk është gjetur ende as gëzhoja dhe nuk dihet se me çfarë lloj arme u godit nga distanca viktima.