Një autokolonë e Kryqit të Kuq po udhëton në qytetin ukrainas të Mariupolit, për të tentuar sërish që të evakuojë civilët nga ky qytet i rrethuar, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se forcat ruse po krijonin një “katastrofë” të plotë jashtë kryeqytetit, duke lënë mina “në gjithë territorin”.