Tre persona të tjerë janë arrestuar në Korçë në vijim të operacionit Restart, të nisur 5 muaj më parë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Në pranga kanë rënë Adrea Myrtollari, Asqeri Bebri dhe Astrit Sinani. Pas informacioneve të marra se 3 persona do transportonin një sasi droge, efektivët e Korçës ndaluan një automjet në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjetën 22 pako me peshë totalë 40 kilogramë lëndë narkotike kanabis.