Fitimi në kurriz të shëndetit të qytetarëve, mungesa e strukturave kontrolluese dhe korrupsioni po u shtrojnë çdo ditë qytetarëve shqiptarë nëpër tryeza ushqime të rrezikshme. Inside Story solli mbrëmjen e së mërkurës një investigim ku tregohej se si autoritetet kanë shkelur ligjin dhe neglizhuar sigurinë ushqimore, ku në mes nuk janë kursyer as fëmijët.