Presidenti Joe Biden shënoi Krishtlindjen e tij të parë në detyrë duke komunikuar me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan në baza në mbarë botën, për t’i uruar ata për festat dhe për t’u shprehur mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e tyre për vendin. I shoëruar nga bashkëshortja e tij Jill, presidenti foli përmes lidhjes video me anëtarët të të gjitha degëve të ushtrisë amerikane të vendosur në bazat e Katarit, Rumanisë, Bahreinit dhe Shteteve të Bashkuara.