Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për shtetësinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla teksa prezantoi projektligjin, tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta. Në mbledhjen e te premtes u ndabe edhe mjete financiare për Luginën e Preshevës. Po ashtu, qeveria ndau mbi 2 milionë euro për KQZ-në për mbulimin e detyrimeve të papaguara të rrjedhura nga organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.