Me 73 vota pro, Kuvendi i dha dritën jeshile paketës së maleve, që nga të majtët konsidohet një ligj i cili inkurajon kthimin e diasporës në atdhe dhe zhvillimin ekonomik në zonat rurale. Miratimi në Kuvend, vjen pas diskutimeve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve mbi pretendimet e opozitës se ky ligj sjell favorizime ekonomike për grupe të caktuara interesi dhe bie ndesh me kodin zgjedhor.