Parlamenti Europian miratoi “Aktin e Lirisë së Medias”, legjislacioni i parë në nivel europian, që synon mbrojtjen e pluralizmit dhe gazetarëve, luftimin e ndërhyrjeve në vendimet editoriale dhe rritjen e transparencës për pronësinë e medias. Ligji i ri, i miratuar nga Parlamenti Evropian me 464 vota pro, 92 kundër dhe 65 abstenime dhe jep dritën jeshile përfundimtare për të detyruar vendet anëtare të mbrojnë pavarësinë e mediave të BE-së nga ndërhyrjet politike ose financiare.