Top News – Miratohen dy paketa/ Për rimburismin e pacientëve covid
18/11/2020 21:13

Qeveria miratoi në mbledhjen e së mërkurës skemën e rimbursimit të barnave për personat e prekur nga Covid 19 që trajtohen në kushte shtëpie, bazuar në udhëzimin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.Vendimi i qeverisë përcakton skemën dhe ndan dy kategori përfituese pacisntësh, duke pasur si referencë kryesore gjendjen e pacientit dhe nevojën e tij për kurimj. Në grupin e parë bëjnë pjesë pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes qe sipas qeverisë për mjekimin e marrë do të rimbursohen me vlerën 1650 leke. Ndërsa në grupin e dytë janë përfshirë pacientët me simptoma mesatare të sëmundjes, që përfitojnë paketën e rimbursimit prej 10 900 leke për trajtimin. Ndërkaq vlerësimin nëse një pacient bën pjesë në grupin e parë apo të dytë e bën mjeku i familjes. VKM-ja e qeverisë ka të përcaktuar se rimbursimi për personat me covid, do të bëhet për ata qytetarë që janë konfirmuar si të tillë nga institucionet shendetësore publike. “Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 , në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, thuhet ne vendimin e qeverisë. Çështja e rimburismit të barnave për të sëmurët covid që trajtohen në kushte shtëpie, ka ngjallur mjaft debate dhe është kritikuar ashpër nga opozita. Deri më tani përveç pacientëve që trajtohen ne spitalet covid, pjesa tjetër që janë trajtuar në shtepi kanë paguar të gjitha shpenzimet nga xhepi.

Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59
Top News- Pasojat nga zjarret në vend/ Mbrojtja-Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki
15/08 20:58
Top News- Pamje të rënda! Momenti kur autori mbërrin në spital i plagosur, policia gjen thikën
15/08 20:57
Top News- Tronditet sërish Korça! Plagoset me thikë një 27-vjeçar
15/08 20:54
Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34