Volodymyr Zelensky ka shprehur zhgënjim të thellë ndaj SHBA-së, duke kritikuar Donald Trumpin që e quajti Vladimir Putinin "miku im" dhe duke thënë se vonesat në dërgimin e raketave të domosdoshme për të rrëzuar raketat balistike të rusisë, po u kushtojnë jetën ukrainasve. Në një intervistë për BBC-në, në zyrën e tij në qendër të Kievit, presidenti i Ukrainës u ankua se SHBA nuk po ushtron presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë në bisedimet për paqe, dhe e quajti "të çuditshëm" faktin që Trump publikoi një foto ku shihej duke përqafuar Putinin.