6 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin, 2 janë shuar ndërsa, 1 është izoluar. Ky është bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Aktiv vijon të jetë zjarrin në Karaburun, në Fushë-Arrëz, Gjirokastër dhe Mallakastër. Në ndihmë të punonjësve vendorë në Fushë Arrëz, ku një ditë më parë rrezikoheshin edhe banesat ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.