Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë te marten, ku do të takohet me ministrin Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Nesër Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias mbërrin rreth orës 11:00 në Tiranë. Dhe sips axhendes mesohet se fillimisht do të takohet me homologun e tij Gent Cakajn në ministrinë e jashtme, më pas do të shkojë në Kryeministri, ku do të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Edi Rama, per te vijuar me pas me takimin Presidentin Meta. Vizitën e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqipërie kane komentuar edhe mediat greke, ku thuhet se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë dhe përcaktimi i zonës ekonomike ekskluzive në detin Jon.