Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01/2025 12:04

Zoran Millanoviç ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve paraprake, pas numërimit të 98.65 për qind të votave. Millanoviç, nga partia opozitare Partia Social-Demokrate, është në rrugën e duhur për të fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë. Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë, HDZ, ka fituar ndërkohë 25.42 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ishte 44.15 për qind, sipas të dhënave fillestare. “Kroaci, faleminderit”, tha Millanoviç pas daljes së rezultateve paraprake. “Kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje të punës time, një lloj besimi i popullit për mua”, tha ai. Roli i presidentit në Kroaci është në fakt kryesisht ceremonial. Kreu i shtetit nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve, megjithëse ka peshë në politikat e jashtme dhe në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë mandatit të tij, Millanoviç, një ish-kryeministër populist, ka kundërshtuar kryeministrin Andrej Plenkoviç në lidhje me politikat e jashtme dhe publike. I parë shpesh si gjaknxehtë dhe arrogant, Zoran Millanoviç vitet e fundit, ka përdorur gjithnjë e më shumë retorikë populiste dhe shpesh fyese për të kritikuar Bashkimin Evropian dhe zyrtarët lokalë. I diplomuar në Drejtësi, ai ka qenë një nga figurat më dominuese në politikën e Kroacisë për gati dy dekada.

Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08
Top News- Zgjedhjet në Bosnje/ Dodik shpall fitoren në Republikën Srpska
05/10 11:49
Top News – Votohet për presidencën trepalëshe / Boshnjakët në zgjedhje, vendoset rrugëtimi drejt BE
04/10 12:25