Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi, doli para gjykatës të hënën, i akuzuar për marrjen e miliona eurove financime të paligjshme nga lideri i ndjerë i Libisë, Muammar Gaddafi, gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale të vitit 2007. Vetë Sarkozi gjithmonë i ka mohuar akuzat. Ish-udhëheqësi konservator përballet me akuzat e "fshehjes së përvetësimit të fondeve publike, korrupsionit pasiv, financimit të paligjshëm të fushatës dhe komplotit kriminal me qëllim kryerjen e një krimi", tha zyra e prokurorisë financiare. Gjyqi do të zgjasë për tre muaj dhe rrezikon të dëmtojë më tej besimin e publikut te klasa politike franceze.