Miliarderi Elon Musk ka kritikuar izolimin e Kalifornisë si pasojë e koronavirusit, duke thënë se kanë qenë “fashiste” deklaratat se njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre. “Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Kthejuani njerëzve mbrapa lirinë”, ka thënë ai gjatë një bisede me punëtorët e kompanisë së tij, Tesla.