Top News – Miliarda dollarë humbje…Reduktim stafi dhe pasiguri, Nissan në telashe
13/05/2025 16:06

Prodhuesi i automjeteve Nissan raportoi një humbje vjetore neto prej 4.5 miliardë dollarësh, ndërsa paralajmëroi për shkurtim të 15 për qind të fuqisë punëtore në mbarë botën dhe për ndikimin e mundshëm të tarifave amerikane. Prodhuesi i automobilëve, i cili ka borxhe të mëdha dhe nuk arriti këtë vit të bashkohej me kompaninë Honda, po ul ndjeshëm prodhimin si pjesë e një plani të kushtueshëm për ringritjen e biznesit. "Nissan duhet t’i japë përparësi përmirësimit të vetvetes me më shumë urgjencë dhe shpejtësi," tha para gazetarëve drejtori ekzekutiv, Ivan Espinosa. "Realiteti është i qartë. Ne kemi një strukturë shumë të lartë kostosh. Për ta përkeqësuar më tej situatën, mjedisi global është i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, çka e bën planifikimin dhe investimin gjithnjë e më sfidues," shtoi ai. Nissan raportoi një humbje neto prej 671 miliardë jenësh ose 4.5 miliardë dollarësh për vitin financiar deri në mars 2025. Humbja më e rëndë vjetore e kompanisë ishte 684 miliardë jenë në vitin 1999-2000, gjatë një krize që çoi në partneritetin me prodhuesin francez të makinave, Renault. Ky i fundit, që zotëron gati 36 për qind të aksioneve të Nissan, tha të martën se pret një humbje prej 2.2 miliardë eurosh në tremujorin e parë për shkak të planit të rikuperimit të kompanisë japoneze. Një bashkim me rivalin japonez Honda shihej si një mundësi shpëtimi, por bisedimet u ndërprenë në shkurt, kur Honda propozoi ta bënte Nissanin një filial të saj. Njohësit e ekonomisë paralajmërojnë ditë më të vështira për Nissan, pasi pritet të ndikohet më rëndë nga tarifa 25 për qind e presidentit amerikan Donald Trump për automjetet e importuara.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37