GJKKO ka liruar nga qelia, Klea Gjatën, miken e Laert Haxhisë, autori i masakrës së Lushnjës. Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi ndaj saj masën "ndalim i daljes jashtë shtetit". 28-vjeçarja u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për "moskallëzim krimi" dhe "përkrahje e autorit të krimit".