Mijëra protestues u mblodhën në ditën e parë të konventës së demokratëve në Çikago. Pjesa më e madhe e tyre ishin protestues që kërkuan dhënien fund të luftës në Gaza dhe ndalimin e ndihmës për Izraelin, ndërsa të tjerë kërkuan të drejtat e komunitetit LGBT. Protesta nuk shkoi edhe aq paqësore. Dhjetëra protestues thyen një gardh sigurie pranë vendit ku mbahej Kuvendi Kombëtar Demokrat në ditën e hapjes së tij.