Një 67-vjeçar është arrestuar në Berat, nën dyshimet për pastrim parash. Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme. 67-vjeçarit iu sekuestrua nga policia edhe automjeti bashkë me celularin. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar. Materialet procedurale në lidhje me rastin I kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.