Gjykatat e Apelit në rrethe do të mbyllin dyert në 31 janar të vitit të ardhshëm, moment kur i vetmi vend ku qytetarët mund të drejtohen për të apeluar vendimet e shkallës së parë është Gjykata e Apelit e Tiranës në bulevardin “Zhan D’Ark”, e cila do të ketë tashmë një juridiksion të përgjithshëm.