Top News – Migracioni në Shqipëri/ OKB-në 30 vite ikën 1.2 mln persona
22/07/2020 14:09

Ne 30 vite nga shqiperia janë larguar rreth 1.2 milione persona. të dhënat janë publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë dhe bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen. sipas te dhenave vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, qe perkone edhe me vitet e para te ndryshmit te sistemit qe u shoqerua me largime masive te shqiptareve, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë. largimi vijoi dhe në vitet 1995-2000, per shkak te ndikimit e nxitur nga trazirat e ’97-s dhe ne kete periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e tjeter. Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar. Ne 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona. Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit. Ekspertet e OKB-së kanë parashikuar se migracioni nga Shqiperia do te vijoje, edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto. Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, për të vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht. Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë. Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet për ecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë. Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë. Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të te epskerteve te OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58