Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në hapësirën e saj ajrore këtë të premte. Shkellja e hapësirës ajrore nga Rusia erdhi disa orë pasi Komisioni Evropian propozoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ministria e Jashtme tha se avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta. “Rusia veçse ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë gjatë këtij viti, gjë që është e papranueshme. Por, inkursioni i sotëm, që përfshiu tri avionë luftarakë të cilët hynë në hapësirën tonë ajrore, është veprim i paprecedent”, tha ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna. Estonia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Eurpian. Ndërsa vetë aleanca reagoi për rastin.