Rezultati I zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara është ende I paqartë me disa shtete të lëkundura që ende nuk e kane mbyllur numërimin, përfshirë këtu dhe Arizonën ku po zhvillohet një luftë e fortë. Epërsia e rehatshme e Bidenit ndaj Trumpit atje është rrudhur shumë gjatë natës. Mbështëtes të armatosur të presidentit kanë zbritur pranë qendrave të numërimit , me kërkesën për transparencë. Të paktën njëri prej tyre hyri me dhunë brenda njërës qendër, duke detyruar mbylljen e saj ndërsa stafi u mbyll brenda.