Ndërsa fushata zgjedhore ka marrë rrjedhën e saj prej më shumë se një jave dhe zgjedhjet janë larg vetëm 3 javë, kryeministri Edi Rama ka folur rreth ecurisë saj të deritansishme në studion e emisionit open në top channel, përballë një paneli gazetarësh. Nuk mbeti jashtë debatit në studi edhe marrëhdnie e tensionuar e kryeministrit Rama me presidentin e vendit Ilir Meta. Kreu i qeverisë tha se me Ilir Metën ai u nda pasi ishte kthyer në kërcënim real për Reformën në Drejtësi.