Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës dhe akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-Kryeministrit dhe aleatit të tij politik në opozitës i konsideron antikushtetuese dhe drejtësi me regji. ‘Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës”, shkruan Meta në reagimin e parë këtë çështje.