Tranzicioni demografik e ka transformuar familjen shqiptare si në structure dhe në stil jetese. Sipas Cens 2023 analizuar nga Revista Monitor, gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt. Në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë në grupmoshën 25-59 vjeç, ndërsa femrat janë në shifra më të ulta, në mbi 129 mijë.