Top News – Meshat e Krishtlindjes, nën peshën e pandemisë globale
25/12/2020 13:00

Pandemia e koronavirusit ka rënduar shumë mbi krishtlindjen e këtij viti me miliona njerëz në botë të detyruar të anulojnë planet ose të reduktojnë festimet nën masat e reja shtrënguese si pasojë e virusit. Pas një viti të mbërthyer nga pandemia, kur bota pa më shumë se 1.7 milionë njerëz të humbin jetën nga pandemia, një rikthim i infektimeve është një kujtesë fikse se pavarësisht fillimit të vaksinimit në disa vende, jeta nuk ka gjasa të kthehet shpejt në normalitet. Papa Francesku, lideri shpirtëror i 1.3 miliardë katolikëve të globit, e mbajti meshën e krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit para më pak se 200 besimtarëve me maska, kryesisht punonjës të shtetit të vogël të vatikanit. Mesha që tradicionalisht mbahet në mesnatë, u zhvillua këtë radhë në orën 7.30 minuta në respektim të rregullave në Itali. Mesha e mbrëmjes së krishtlindjes nderon traditën kristiane të lindjes së Jezusit të Nazaretit në Betlehem. Dhe papa argjentinas, kujtoi se lindja e një fëmije na sjell në mend të mos i kalojmë ditët tona duke u ankuar por të fshijmë lotët e atyre që vuajnë duke i shërbyer të varfërve. Ndërsa mesazhi Urbi Et Orbi, drejtuar qytetit dhe botës, i papës, do të transmetohet përmes videos, për të evituar mbledhjen e turmave në sheshin e Shën Pjetrit. Ndërsa në Betlehem, vendin ku të krishterët besojnë se Jezusi lindi, krishtlindjet e këtij viti ishin të paprecedenta në histori. Mesha e krishtlindjes në kishën e lindjes së krishtit, ishte e mbyllur për publikun dhe u transmetua online, me vetëm klerikët dhe pak të ftuar të lejuar në bazilikën që më herët u dezinfektua.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06