Deti Mesdhe arriti temperaturën e tij më të lartë më 15 gusht duke thyer rekordin e vendosur në korrik të vitit 2023. "Rekordi maksimal i temperaturës së sipërfaqes së detit u thye në Detin Mesdhe... me një mesatare ditore prej 28.90ºC”, tha instituti kryesor spanjoll i shkencave detare.