Dy kryetarë të degëve të Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë dorëzuar këtë të diele dorëheqjen e tyre në selinë blu. I pari që ka dhënë dorëheqjen është kreu i Degës së PD Kashar, Arsen Valisi, dhe pas tij një tjetër dorëheqje është paraqitur në selinë blu. Bëhet fjalë për kryetarin e Degës 14 të PD, Besim Kuka.