I dërguari special i SHBA-ve në Ballkan, Gabrial Escobar, ka konfirmuar mbështetjen për kryedemokratin Lulzim Basha, teksa e ka ftuar këtë të fundit për vizitë në Uashington. Gjatë një prononcimi për mediet, Escobar kërkoi më shumë përpjekje nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit.