Pas sulmit ajror rus në ambasadën shqiptare në Kiev, ministri i jashtëm, Igli Hasani thirri diplomatin rus, Alexey Zaitsev. Kjo është një procedurë standarde që ndiqet në akte të tilla të dënueshme që cënojnë themelet e diplomacisë ndërkombëtare. Federata ruse ndërmori një seri sulmesh ajrore që tronditën Kievin dhe shkaktuan dëme të mëdha në kryeqytetin ukrainas.