Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se i ka propozuar Presidentit Meta që të jetë data 6 mars dita kur mund të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e vendit. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Celibashi shprehet se kjo datë është më e mundshmja edhe në aspektin ligjor.