Policia turke ka liruar 7 punëtoret e një fabrike amerikanë në periferi të Stambollit. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar lokal. Pengmarrësi sipas mediave vendase, kreu aktin e rëndë si formë proteste për luftën në Gaza. Por kur gaboi pengmarrësi? Policia shfrytëzoi rastin kur pengmarrësi shkoi në tualet për të kryer nevojat personale dhe për një moment i kishte lënë vetëm pengjet.