Socialdemokrati gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar tw mërkurën se ka arritur një marrëveshje me partinë e Demokratëve të Lirë dhe Partinë e Të Gjelbërve për të formuar një koalicion të ri qeveritar. Ky koalicion shënon zyrtarisht edhe fundin e “epokës së Angela Merkelit” si kancelare e Gjermanisë. Sipas marrëveshjes 177 faqëshe që u arrit pas dy muajsh diskutimesh, tri partitë duan të avansojnë në teknologjinw e gjelbër dhe dixhitalizim.