Kancelaja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë këtë 14 shtator në kuadër të procesit të Berlinit. Në ceremoninë e pritjes së saj ajo u detyrua që së bashku me kryeministrin shqiptar të qëndronin të ulur për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat po përballet tashmë prej disa vitesh. Pjesëmarrës në takimin e Palatit të Brigadave përveç mbështetësve të ‘Ballkani i Hapur’ ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili kërkon që për të qenë pjesë e tij, Serbia duhet t’i njohë pavarësinë shtetit më të ri në Europë.