Top News – Mercenarët e Vladimir Putin / BE do të vendosë sanksione mbi grupin Wagner
13/12/2021 13:09

Bashkimi Evropian pritet të sanksionojë grupin privat ushtarak rus, Vagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në konflikte gjithandej botës. Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit më 13 dhjetor pritet të miratojnë sanksione ndaj 8 individëve nga Grupi Vagner dhe tre të tjerë që ndërlidhen me këtë grup, thanë zyrtarët e BE-së. Në sanksione përfshihet ndalimi i udhëtimeve, ngrirja e të gjitha aseteve që individët kanë në BE por, edhe ndalesë për bashkëpunim të cilitdo individ nga BE-ja me këtë grup të sanksionuar. Qeveritë perëndimore akuzuan shpesh Moskën për shfrytëzimin e Grupit Vagner si forcë paramilitare në konflikte në Ukrainë, Libi, Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikën Qendrore Afrikane. Rusia mohon lidhjet mes qeverisë dhe mercenarëve, shpesh duke e përshkruar këtë grup paramilitar si, këshilltarë apo trajnerë, pavarësisht dëshmive që pjesëtarët e grupit ishin të përfshirë në operacione të ndryshme luftuese. Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po ashtu akuzuan Grupin Vagner për shkelje të të drejtave të njeriut bashkë me forcat qeveritare që luftojnë në Republikën Qendrore Afrikane. Grupi Vagner, besohet se udhëhiqet nga biznesmeni rus, Yevgeny Prigozhin, bashkëpunëtor i afërt i presidentit, Vladimir Putin. Prigozhin tashmë është sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
DIGITALB DIGITALB