Top News – ‘Mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë’ / Rusi, Lavrov akuzon edhe Kosovën e Bosnjën
18/02/2022 13:21

Rusia ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po dërgohen për të luftuar në lindje të Ukrainës. Ky është titulli i agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, e cila shkruan edhe se më herët këtë muaj, milicitë separatiste në Donbash raportuan praninë e mercenarëve britanikë dhe polakë, që operonin në afërsi të vijës së frontit në Ukrainën lindore. Rajoni është i përfshirë nga luftimet që në 2014-ën. Sputnik, citon ndërkohë ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov që thotë se ka informacione se mercenarë po rekrutohen për tu dislokuar në Donbash nga Kosova si edhe nga shqipëria dhe Bosnja. “Kancelari gjerman Olaf Sholz dhe liderë të tjerë të natos thonë se aleanca është mbrojtëse. Presidenti rus vladimir Putin, në konferencën e tij për shtyp pas bisedimeve me Sholz i kujtoi atij bombardimet e natos në jugosllavi në 1999 dhe scholz tha se nato ndërhyri për të parandaluar një gjenocid mbi shqiptarët e kosovës dhe se gjithcka kishte rezultuar një sukses e rajoni tani po lulëzon”, tha Lavrov të premten. Por, sipas Lavrov, rajoni nuk po lulëzon aspak. Kosova dhe disa pjesë të tjera të ballkanit perëndimor po bëhet një terren pjellor për krimin. Ka terroristë, trafikantë droge. Po rekrutohen madje edhe mercenarë që do të marrin pjesë në konflikte që gradualisht po farkëtohen, madje edhe nga SHBA. Ka informacione se mercenarë po rekrutohen në kosovë, shqipëri e bosnje hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, mes vendeve të tjera, në mënyrë që të nxjerrin Rusinë nga shinat. Ne po marrim informacione të tilla në këto momente tani”, tha ministri i jashtëm rus.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05