Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ka ankimuar vendimin e shkallës së parë në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshton dënimin me 1 vit burg që u dha ndaj tij nga GJKKO në muajin janar të këtij viti. Memolla u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim duke u dënuar me 1 vit burg, si dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare Hetimet ndaj tij, nisën nga SPAK pas publikimit të një audio përgjimi në media, ku organi i akuzës provoi se dëgjohej Edison Memolla, në atë kohë kandidat për bashkinë e Rrogozhinës, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Kjo, sipas prokurorit të çështjes Edvin Kondili u bë me qëllim që qytetari të votonte në favor të Memollës, në zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan në Rrogozhinë në 6 mars të vitit 2022. Shkalla e dytë e gjyqsorit pritet të caktojë datën për shqyrtimin e ankimit të Edison Memollës. Në rast se vendimi do marrë formë të prerë, kryebashkiaku I Rrogozhinës duhet të lërë detyrën dhe të vuajë dënimin me 1 vit burg.