Refugjatë nga Bangladeshi, Egjipti, Gambia dhe Bregu i Fildishtë prekën tokën shqiptare mëngjesin e 28 janarit, në tentativën e tretë të Italisë për të bërë funksionale marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama. Anija e marinës italiane Cassiopea u ankorua në portin e Shëngjinit, me 49 emigrantë të kapur në brigjet e Lampedusas.