Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia italiane Giorgia Meloni kaloi disa ditë pushime në bregdetin e Vlorës, një nga destinacionet më të lakmuara nga qytetarët italianë. Këtë të enjte kryeministri ka ndarë një foto të takimit me kryeministren Italiane, të cilën e konsideron si një motër. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruanL: “Motra nga Shqipëria, vëlla nga Italia. Faleminderit Giorgia, ishte një nder. Vlorë”, shkruan kryeministri Edi Rama, I cili lë të kuptohet se vizita e kryeministres italiane në Shqipëri ka përfunduar.