Gjatë takimit të saj me Edi Ramën, në Vlorë, ku edhe kaloi pushimet, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u njoh edhe me rastin e katër të rinjve italianë, që u larguan pa paguar faturën në një restorant në Berat, ku kishin konsumuar darkën. Mësohet se Meloni është indinjuar me sjelljen e të rinjve italianë, por në të njëjtën kohë ka vlerësuar maksimalisht edhe fisnikërinë e pronarit të restorantit, i cili u uroi të rinjve, që të bëjnë diçka të mirë me paratë që nuk paguan për darkën.