Çështja e grupimit opozitar iranian, Muxhahidin e- Khalk, njohur ndryshe si MEK, ka gjetur pasqyrim në medien prestigjioze ndërkombëtare CNN. Sipas kësaj medie, edhe pse konferencat vjetore të muxhahedinëve kanë tërhequr politikanët konservatorë të Perëndimit, duke përfshirë ish-zv/Presidentin amerikan Mike Pence apo ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ngjarjet e fundit kanë bërë që të ngrihen pyetje nëse ditët e tyre të lavdishme janë të numëruara.