Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 4 shtetas, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike.