Top News – Mediat greke vënë alarmin/ Erdogan mund të na sulmojë nga Shqipëria!
02/02/2021 13:53

Me tone alarmante, media greke “Olympia.gr” flet për një dekret të firmosur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, me pretendimin se aty paralajmërohet luftë dhe pushtime në shkallë të gjerë. Artikulli përpiqet të tregojë se një dekret I tillë përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Greqisë, integritetin e saj por edhe sigurinë e mbarë rajonit. Sipas Olympia.gr. me një lëvizje të tillë, Turqia mund të pajisë cdo vend që dëshiron pa qenë nevoja të regjistrojë zyrtarisht armët që do të përdorë. Mund të dislokojë në mënyrë të fshehtë agjentë edhe pa aprovimin e parlamentit apo ndonjë institucioni tjetër vazhdon shkrimi. E thënë ndryshe, sipas Olympia.gr, në rastin e një konflikti greko-turk, Turqia mund të përdorë për këtë qëllim Shqipërinë apo Shkupin. Nëse ato nuk do të pranojnë të marrin pjesë në luftë duke u rershtuar në anën e saj, atëherë Ankaraja mund të krijojë entitete brenda këtyre vendeve për tti përdorur për sulme kundër Greqisë, thuhet më tej, ndërsa insistohet që pasj këtij dekreti të supozuar, të bien këmbanat e alarmit për komunitetin ndërkombëtar. Artikulli polemizues vjen në një kohë kur tensionet mes dy vendeve në fakt janë zbutur dhe në 25 janar, Turqia e Greqia rinisën bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata detare duke i dhënë fund një ndërprerjeje pesë-vjeçare të tyre.Ankaraja dhe Athina ranë dakord këtë muaj për të rinisur bisedimet në Stamboll, në një përpjekje nga Turqia për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, i cili ka mbështetur Greqinë anëtare të BE-së dhe e ka kërcënuar me sanksione Ankaranë për veprimet e saj në Mesdhe.

Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30